Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, ka realizuar një takim pune me Xhovani Timillero dhe Tomas Tamanini, përfaqësues të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor me seli në Tiranë.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit e konfirmuan përkushtimin e përbashkët për promovimin e bashkëpunimit të mjedisit ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për vazhdimin dhe përforcimin e tij.
Zëvendësministrja Lashkoska, falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral i cili ka potencial për thellimin në të gjitha fushat kyçe të mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike. Përfaqësuesit e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor informuan për fokusin e interesave të tyre dhe shprehën gatishmërinë për mbështetjen e projektit për menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.