Lashkoska: Sistemi i Ujësjellësit në Dellçevë ka përfunduar, ofrojmë ujë të pijshëm për çdo individ

Lajme
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, së bashku me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Shkup, Veronik Ullman dhe kryetarin e Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, sot morën pjesë në ceremoninë me rastin e ko
Завршен системот за водоснабдување на Делчево, обезбедуваме питка вода за секој поединец
28.10.2024

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, së bashku me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Shkup, Veronik Ullman dhe kryetarin e Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, sot morën pjesë në ceremoninë me rastin e komisionimit zyrtar të impianti i trajtimit të ujit të pijshëm në f.Trabotivisht, komuna e Dellçevës, me të cilin zyrtarisht përfundon projekti “Përmirësimi i ujësjellësit në Dellçevë”.

Duke theksuar se investimi në ujësjellësin e komunës së Dellçevës nënkupton realizimin e përcaktimit strategjik të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe të Qeverisë për të siguruar qasje në ujë të pastër të pijshëm për çdo banor të vendit, zëvendësministrja Lashkoska informoi se MMJPH-ja merr pjesë në këtë projekt me mjete prej 1,6 milionë franga zvicerane të përdorura për rindërtimin dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit për fshatrat Svegor dhe Gabrovo dhe lidhjen e tyre me rrjetin e ujësjellësit në k. e Dellçevës. Përndryshe, shumica e investimeve janë siguruar nga qeveria zvicerane (7 milionë franga), kurse kontributi i komunës së Dellçevës është në vlerë prej 40 mijë frangash zvicerane.

 

Завршен системот за водоснабдување на Делчево, обезбедуваме питка вода за секој поединец

 

“Përfundimi me sukses i projektit “Përmirësimi i furnizimit me ujë në Dellçevë” është shembull se si me përpjekje të përbashkëta dhe qasje sistematike mund të arrihen zgjidhje të përhershme për shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e burimeve natyrore, përmes krijimit të sistemit cilësor të furnizimit të ujit”, tha Lashkoska në fjalimin e saj, duke shtuar se gjatë zbatimit të tij, projekti u përshtat me ndryshimet më të fundit socio-ekonomike dhe për punë i ka përdor teknologjitë më të mira të disponueshme të bazuara në burimet e ripërtëritshme të energjisë, gjë që konfirmon vendosmërinë e shtetit për një tranzicion të gjelbër dhe zhvillimim të qëndrueshëm nëpërmjet një orientimi drejt burimeve të rinovueshme të energjisë që janë tashmë gjerësisht të pranuara dhe të aplikua

Lashkoska informoi se ujësjellësi për fshatrat Svegor dhe Gabrovë dhe lidhja e tyre me ujësjellësin e Dellçevës është në fazë testimi dhe pritet që së shpejti të funksionojë. Ajo theksoi se Qeveria përmes thirrjes së fundit për ndihmë komunave e ka përkrahur komunën e Dellçevës me disa projekte shtesë dhe ka shprehur pritje që bashkëpunimi i mirë me komunën e Dellçevës në fushën e ujësjellësit do të vazhdojë edhe në zbatimin e proceseve të nisura për ngritjen e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave, i cili do të tejkalojë dy sfidat më të mëdha, ujin dhe mbeturinat.

“Qasja në ujë të pijshëm është një e drejtë themelore e njeriut. Autoritetet, në partneritet me qytetarët, mbajnë përgjegjësinë për të ndërmarrë hapa thelbësorë për promovimin dhe mbrojtjen e kësaj të drejte. Megjithatë, realizimi i kësaj të drejte është kompleks dhe kërkon burime të konsiderueshme financiare, ekspertizë teknike, përkushtim të fortë politik për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe besim të ndërsjellë mes qytetarëve dhe autoriteteve”, tha ambasadorja Veronik Ullman, duke shtuar se është e kënaqur që sheh rezultatet e projektit “Uji i pastër për Dellçevën”.

Projekti, siç tha ajo, përfshin ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujit, përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe fuqizimin e Ndërmarrjes Publike.

"Për të siguruar qëndrueshmërinë e këtyre përpjekjeve, është thelbësore që shoqëria të menaxhojë impiantin e trajtimit në mënyrë efikase dhe që qytetarët të mbështesin shërbime cilësore përmes pagesave." “Zvicra mbetet e përkushtuar për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve”,

tha ambasadori Ullman.
 

Завршен системот за водоснабдување на Делчево, обезбедуваме питка вода за секој поединец

 

Kryetari i Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, theksoi se ky është investimi më i madh në Dellçevë dhe vendbanimet përreth dhe projekti më i vlefshëm që është realizuar në këtë komunë.

Realizimi i suksesshëm dhe rezultatet e mira të projektit janë shembull se si bashkëpunimi i mirë në mes të komunës së Dellçevës, Ndërmarrjes Publike, Zvicrës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mund të arrijë qëllimet e përcaktuara në të mirë të qytetarëve.

Qeveria e Konfederatës Zvicerane ka përkrahur vazhdimisht mbrojtjen e mjedisit jetësor të Maqedonisë për më shumë se 30 vjet dhe është një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh në dekadën e fundit.

Galeria
Submitted by alfa4 on 28.10.2024 - 19:00