Mexhiti ka takuar Ministrin e Mjedisit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu

Lajme
Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu
Mexhiti ka takuar Ministrin e Mjedisit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu
16.10.2024

Shkup, 16.10.2024 – Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit Aliu pas krijimit të qeverisë së re.

Në këtë takim, Zëvendës Kryeministri Mexhiti shprehu falënderime për ministrin Aliu dhe delegacionin e tij, përfshirë ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, duke theksuar përkushtimin e tij dhe të qeverisë për të bashkëpunuar në çdo fushë që ka interes për qytetarët e të dy vendeve.

Diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin ndërkufitar, duke përmendur projektin për mbrojtjen e lumit Lepenc përmes menaxhimit të integruar të resurseve ujore. Të dy ministrat u dakorduan për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në ruajtjen e biodiversitetit, mbrojtjen e specieve dhe habitatit natyror, veçanërisht në zonat e mbrojtura si Parku Nacional i Sharrit. Po ashtu, ata diskutuan për projekte në fushën e energjisë së rinovueshme dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në të dyja vendet.

Në një takim të veçantë të mbajtur më vonë, Ministri Mexhiti priti një delegacion nga Ministria për Mjedisin e Republikës së Kosovës, ku u diskutua për avancimin e bashkëpunimit mes dy ministrive për të adresuar çështje të rëndësishme mjedisore dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Delegacioni kosovar prezantoi Projektin për Hidrosistemin Iber – Lepenc, i financuar nga WBIF, dhe theksuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekologjisë.

Të dy ministrat u pajtuan se është thelbësore të vazhdohet me përmirësimin e marrëdhënieve dhe të shfrytëzohen potencialet për thellimin e bashkëpunimit në çështjet mjedisore dhe ekologjike.

Kjo vizitë dhe takimet e mbajtura nënvizojnë angazhimin e fortë të dy vendeve për të punuar së bashku për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të sigurt për qytetarët e tyre.

Galeria
Submitted by alfa4 on 16.10.2024 - 21:35