Shkëmbimi i përvojave me Shqipërinë për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe sfidat për përmirësimin e tij

Lajme
Ekspertët e ajrit nga Qendra Informative për Mjedisin Jetësor të Maqedonisë ndanë përvojën e tyre në transpozimin dhe zbatimin e direktivave të BE-së për ajrin me referencë të veçantë për monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së ajrit
Разменети искуства со Албанија за мониторинг на квалитетот на воздухот и предизвиците за неговот подобрување
26.09.2024

Në datën 23 shtator 2024, në ambientet e Odës Ekonomike u zhvillua një vizitë studimore e përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Turizmit dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës së Shqipërisë në kuadër të projektit “Mbështetja për negociatat e Shqipërisë për mjedisin jetësor, kapitulli 27-faza me temë: “Monitorimi i cilësisë së ajrit dhe sfidat për përmirësimin e tij”.

 

1

 

Ekspertët e ajrit nga Qendra Informative për Mjedisin Jetësor të Maqedonisë ndanë përvojën e tyre në transpozimin dhe zbatimin e direktivave të BE-së për ajrin me referencë të veçantë për monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së ajrit, mënyrën e përgatitjes së dokumenteve të planifikimit për  ajrin dhe projektet e realizuara të donatorëve për menaxhimin e cilësisë së ajrit.

Gjithashtu u mundësua një vizitë në stacionin e monitorimit të cilësisë së ajrit në Qendër, ku vizitorët u njohën me metodën e matjes së përqëndrimeve të substancave ndotëse në ajër dhe transmetimin e të dhënave.

Submitted by alfa4 on 26.09.2024 - 13:48