Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti u uroi fillimviti të mbarë fatosave në Sh.f. 'Liria' në Shkup

Lajme
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, shpërndau Abetaren e Unifikuar Shqiptare në shkollat e Shkupit
Успешен почеток на првачињата во ОУ. „Лирија“ Скопје
02.09.2024
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, anëtarë të qeverisë, deputetë dhe arsimdashës, mori pjesë në ceremoninë

Shkup, 02.09.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, anëtarë të qeverisë, deputetë dhe arsimdashës, mori pjesë në ceremoninë solemne të fillimit të vitit shkollorë, në sh.f. 'Liria' në Shkup.

Mexhiti para mësuesve, nxënësve dhe prindërve tha se është krenar që këtë fillimviti është në shkollën fillore  ‘Liria’, e cila së shpejti shënon jubileun e madh - 80 vjetorin e themelimit.

 

'Sot, bashkë me arsimtarët, nxënësit dhe prindërit, bëjmë përurimin e abetares së unifikuar për nxënësit e klasës së parë. Kjo abetare shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona për të mbrojtur  trungun tonë identitar në erën e globalizimit dhe internetit'

 

- tha Mexhiti duke shtuar se në aspektin etno- kulturor, mund të thuhet se ajo e vulos përkatësinë tonë, ndërsa në aspektin praktik, abetarja e unifikuar paraqet një udhërrëfyes shumë të rëndësishëm, në mos esencial, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës standarde dhe të unifikuar shqipe në dekadat që vijojnë përpara nesh.

Zëvendëskryeminstri Mexhiti informoi se  Qeveria do të vazhdojë të ndihmojë përmes politikave proaktive, fuqizimin e arsimit dhe shkollave tona.

 

'Do të kthejmë dhe mbrojmë integritetit dhe dinjitetit e mësimdhënësit, dhe do të vazhdojmë të kontribojmë në rivendosjen e standardeve në arsim, në mënyrë që gjeneratat që po vijnë të shkollohen në kushte dhe me metoda sa më të avancuara' tha Mexhiti.

 

Ai shtoi se për të qenë të aftë dhe të përgatitur për të jetuar e vepruar si qytetarë evropianë, na nevojitet ngritja e standardit, ndërkohë dorëzoi abetaret e reja, donacion i ITKSHSHM-së, që nga ky vit shkollor do ti përdorin filloristët shqiptar në Maqedonisë e Veriut, ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Submitted by almin on 03.09.2024 - 11:14