
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, sot zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ambasadoren e Zvicrës, znj. Véronique Hulmann. Ky takim kishte qëllim forcimin edhe mëtutje të marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, duke thelluar bashkëpunimin, midis dy vendeve tona, në shumë fusha.

Gjatë takimit, z. Mexhiti dhe znj. Hulmann diskutuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit për çështje kyçe mjedisore dhe planifikim hapësinor, duke synuar përmirësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tone, në këtë drejtim. Përveç bashkëpunimit në fushën mjedisore, Ambasadorja Hulmann ritheksoi përkushtimin e Zvicrës edhe për të mbështetur dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social, të Maqedonisë së Veriut.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe nxitja e investimeve zvicerane në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë këtu edhe zgjerimin e shkëmbimeve kulturore dhe akademike, midis dy vendeve.
Palët u pajtuan, se duhet të angazhohen edhe tutje që të punojnë fuqishem bashkërisht në promovimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Maqedoni, por edhe rajon!