i nënkryetarit të parë të Qeverisë dhe ministrit të Mjedisit Jetësor Mexhiti dhe drejtorit të Komunitetit të Energjisë, Lorkovski.
Në takim u njoh me bashkëpunimin me Komunitetin e Energjisë në fushën e mjedisit dhe veprimit klimatik, Udhërrëfyesin për dekarbonizimin dhe lidhjen me Planin e Rritjes dhe paketën për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e emetimeve të gazrave serrë.
Ministri Mexhiti theksoi se puna për ndryshimet klimatike dhe dekarbonizimin është prioritet i lartë i Ministrisë dhe paralajmëroi se do të punohet në ngritjen e strukturës së nevojshme administrative për zbatimin e obligimeve nga Plani i Rritjes.
Drejtori Lorkovski edhe një herë rikonfirmoi mbështetjen që Komuniteti i Energjisë i jep në vazhdimësi vendit tonë, duke vënë në dukje detyrimet që dalin nga legjislacioni në nivel të BE-së në fushën e instalimeve të mëdha me djegie dhe nevojën për një drejtim të qartë zhvillimor në planin kombëtar të ardhshëm për energjinë dhe klimën.