Informacion mbi lajmërimin e parashtruar për qëllimin e realizimit të projekte

Kumtesat
Shfrytëzimi i burimeve minerale – bakër, ar dhe argjend, në vendin “Plavica dhe Cërn Vërv” në komunën e Kratovës dhe komunën e Probishtipit
Shfrytëzimi i burimeve minerale – bakër, ar dhe argjend, në vendin “Plavica dhe Cërn Vërv” në komunën e Kratovës dhe komunën e Probishtipit
30.09.2019
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun e interesuar se

Investitori DPT “SILGEN RESOURCES INTERNATIONAL” DOO nga Kratovo, me seli në rr. Goce Delçev nr. 70, Kratovë, paraqiti një lajmërim për qëllimin e realizimit të projektit: Shfrytëzimi i burimeve minerale – bakër, ar dhe argjend, në vendin “Plavica dhe Cërn Vërv” në komunën e Kratovës dhe komunën e Probishtipit dhe një përmbledhje që identifikon nevojën e vlerësimit të ndikimit të projektit në mjedis dhe lista e kontrollit për të përcaktuar fushën e vlerësimit të ndikimit të projektit në mjedis.

Qëllimi i projektit është të shfrytëzojë rezervat e identifikuara të minierave dhe të stimulojë ekonominë lokale, rajonale dhe kombëtare. Rezervat e xeheroreve parashikohet të shfrytëzohen nga metoda konvencionale e minierave sipërfaqësore. Në fazën e përgatitjes së lëndës së pare minerale do të kyçen aktivitetet e coptimit dhe bluarjes së xehes. Faza e prodhimit të produktit të përfunduar është një metalurgji ekstraktive që do të përfshijë procese hidromometrike dhe elektrolitike.

Organi kompetent vendimmarrës është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajmërimi i plotë për qëllimin e realizimit të projektit: Shfrytëzimi i burimeve minerale – bakër, ar dhe argjend, në vendin “Plavica dhe Cërn Vërv” në komunën e Kratovës dhe komunën e Probishtipit, mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. -www.moepp.gov.mk.

Personat për kontakt:

DPT “SILGEN RESOURCES INTERNATIONAL” DOO nga Kratovo,
rr. Goce Delçev nr. 70, Kratovëул.;
Goce Zllatkov
tel:032 480480; 078 373 827
е-mail:gzlatkov@yahoo.com

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Sheshi Presveta Bogorodica nr. 3, 1000 Shkup

Biljana Petkovska – Udhëheqëe e Sektorit të Mjedisit
Sheshi Presveta Bogorodica nr. 3, 1000 Shkup
tel: 076 455 427;
е-mail:b.petkoska@moepp.gov.mk

Vllatko Cvetanovski – Kë[shilltarë në departamentin e VNMJ
Sheshi Presveta Bogorodica nr. 3, 1000 Shkup
tel: 076 455 426;
е-mail: v.cvetanoski@moepp.gov.mk

 

 

Submitted by alfa4 on 30.09.2019 - 10:00