2 Shkurtit – Ditës Botërore të Ligatinave dhe 50 vjet nga Konventa Ramsar “Drejt menaxhimit më të mirë të vendit Ramsar, Liqenit të Dojranit”

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Milieukontakt Maqedoni, ju fton të merrni pjesë në aktivitetin onlajn “Drejt menaxhimit më të mirë të vendit Ramsar, Liqenit të Dojranit”, i cili mbahet me rastin e 2 Shkurtit – Ditës Botërore të Ligatinave (World Wetlands Day) dhe 50 vjet nga Konventa Ramsar.

Ngjarja do të zhvillohet më 02.02.2021 (E martë), përmes platformës elektronike ZOOM, duke filluar nga ora 11.

Fokusi i ngjarjes video do të jetë në vlerat natyrore dhe aktivitetet për mbrojtjen e monumentit natyror – Liqenittë Dojranit, si vendi më i vjetër i shpallur Ramsar në shtetin tonë. Ngjarja është regjistruar në faqen zyrtare të Ramsar: https: https://cutt.ly/aj2ort0

Ky vit shënon 50 vjetorin e miratimit të Konventës së habitateve ujore në qytetin iranian Ramsar në brigjet e Detit Kaspik dhe tema ka të bëjë me habitatet ujore – si burim i ujit të pijshëm të freskët dhe mënyrat se si mund ti përtërijmë dhe të parandalojmë shkatërrimin e tyre.

Linku i përfshirjes:

https://us02web.zoom.us/j/88662487574?pwd=TDFVWTBzSVRDMFBwVkgwR0ZQamgydz09

Meeting ID: 886 6248 7574

Passcode: 991949

Agenda_2ri Fevruar_Dojransko Ezero_alb