2 Shkurtit – Ditës Botërore të Ligatinave (World Wetlands Day) dhe 50 vjet nga Konventa Ramsar

2 fevruariPrezantimet mbi kontributet kombëtare në Konventën Ramsar dhe referimi i veçantë për gjendjen e Liqenit të Dojranit dhe aktivitetet për mbrojtjen më të mirë të tij shënuan Ditën Botërore të habitateve ujore dhe 50 vjet të Konventës Ramsar.

Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkua Konventës në vitin 1977 dhe ka punuar për 44 vjet për të përmbushur detyrimet e saj sipas Konventës. Për momentin, ne kemi dy zona të mbrojtura Ramsar, Liqeni i Dojranit dhe Liqeni i Prespës, ndësa Liqeni i Ohrit për shkak të vlerave të tij natyrore së fundmi është nominuar për zonën e Ramsarit.

Ngjarja virtuale "Drejt menaxhimit më të mirë të zonës Ramsar – Liqeni i Dojranit" i organizuar nga Milieukontakt Maqedoni, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Dojranit, e cila është regjistruar në faqen zyrtare të Konventës, në prani të drejtorit të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Hysen Xhemail, dhe kryetarit të komunës së Dojranit Ango Angov, një numër ekspertësh të interesuar dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në zonë, hapi një mundësi për diskutim të frytshëm dhe zhvillimin e një tendence pozitive të bashkëpunimit të zgjeruar ndër-sektorial në ruajtjen e liqeneve tona natyrore që janë thesar i i biodiversitetit të pasur dhe unik dhe të cilat janë shumë të rëndësishme për mirëmbajtjen e ekosistemeve specifike.

2.02