Do të rregullohet shtrati i lumit të Bogovinës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut , shkelqësia e saj Veronique Hullman, Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigoryan dhe kryetarin e komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, morën pjesë në ngjarjen për shënimin e fillimit të punimeve për rregullimin e shtratit të lumit të Bogovinës në komunën e Bogovinës.

Ќе се регулира речното корито на Боговинска Река

 Projekti realizohet me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

-         Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i prirur ndaj fatkeqësive dhe është veçanërisht i prekshëm nga rreziku i përmbytjeve. Për t’i tejkaluar pasojat e mundshme të fatkeqësive të tilla, Qeveria Zviceriane ka krijuar një Program për Përmirësimin e Rezistencës ndaj Përmbytjeve në Rajonin e Pollogut.  Qëllimi kryesor i Programit është të inkurajojë ndryshimet në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në nivel rajonal, gjegjësisht në nivelin e pellgut lumor – tha me atë rast ministri Nuredini.

Programi përcakton vendet më kritike për ndërhyrje me masa strukturore përmes ndërtimit të shtretërve të rinj të rregulluar të lumenjve, përfshirë lumin e Bogovinës. Ndërhyrjet që kanë filluar tashmë janë planifikuar të kryhen në dy faza, dhe pritet të përfundojnë për 6 muaj. Këtu përfshihet edhe lumi i Bogovinës, rregullimi i të cilit kap vlerën prej 1.2 milionë euro.

Njëkohësisht, ministri njoftoi se javën e ardhshme do të fillojnë punimet ndërtimore për zbatimin e masave për mbrojtje strukturore dhe bioinxhinierike nga vërshimet në fsh. Shipkovicë në komunën e Tetovës, për të cilën Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguron bashkëfinancim prej rreth 10 milionë denarë (10.162.000 denarë) ose 49% nga shuma e përgjithshme.