Debati publik: Ndryshimi i rregullores sëplanifikimit urbanistik – nevojë apo rrezik nga korrupsioni

Javna_debata_NurediniMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini foli në debatin publik me temë: “Ndryshimi i rregullores së planifikimit urbanistik – nevojë apo rrezik nga korrupsioni” i cili u mbajt sot nën organizim të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

KSHPK-ja vuri në dukje se Ligji i propozuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Planifikim Urbanistik hapi disa dilema në lidhje me tejkalimin e interesit privat mbi atë publik në miratimin e planeve të detajuara urbanistike, kthimin e tokës, mostransparencën në miratimin e planeve të reja të detajuara urbanistike apo ndryshimet në planet ekzistuese të detajuara urbanistike dhe zbatimi i mbikëqyrjes. Sipas KSHPK-së, është thelbësore që vendi të ketë mekanizma të fuqishëm për kontrollimin e ndikimit të palëve të interesuara në planifikimin urban, duke pasur parasysh se planifikimi urban është vetëm një segment i planifikimit hapësinor dhe planit hapësinor të RMV.

Në fjalën e tij hyrëse, ministri Nuredini iu referua lidhjes së ngushtë ndërmjet hapësirës dhe planifikimit hapësinor dhe realizimit të mbrojtjes së mjedisit.

“Planifikimi hapësinor është një aktivitet multidisiplinor qëllimi i të cilit është një projeksion afatgjatë për zhvillimin e hapësirës nga të gjitha aspektet. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të respektohen procedurat e parashikuara me ligj dhe të zbatohen ato në mënyrë konsekuente”, tha Nuredini, duke paralajmëruar zhvillimin e një plani të ri hapësinor që ka karakter të përhershëm, integrues dhe menaxhues dhe i cili sipas planit të veprimit të miratuar nga Qeveria, duhet të përfundojë deri në vitin 2024.