Shukova: Japonia ka qenë një mbështetëse afatgjatë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e mjedisit jetësor

- Japonia është një mbështetëse afatgjatë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e mjedisit jetësor, dhe ruajtja dhe forcimi i bashkëpunimit në nivel lokal kontribuon edhe në zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale, siç është shembulli këtë here me komunën e Rankovcës – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e nënshkrimit të grant-projekteve në kuadër të Programit të Japonisë për Grantet e vogla për Nevojat themelore dhe Sigurisë Njerëzore (GGP) për vitin fiskal 2023.

1  ШУКОВА: Јапонија е долгогодишен поддржувач на Република Северна Македонија во областа на животната срединаNë këtë ceremoni, ambasadori i Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkelqësia e tij Otsuka Kazuya nënshkroi pesë kontrata për projekte të reja granti me tre institucione publike shëndetësore, një shkollë fillore dhe një komunë, në vlerë prej më shumë se 300.000 euro.

Një nga projektet është edhe prokurimi i paisjeve komunale (automjeteve) për komunën e Rankovcës, e cila ndihmon në sigurimin e paisjeve të nevojshme për vendosjen në funksion të një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave.

2  ШУКОВА: Јапонија е долгогодишен поддржувач на Република Северна Македонија во областа на животната срединаMe këto pesë projekte, Japonia vazhdon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ofruar shërbime më të mira shëndetësore në institucionet publike shëndetësore, duke përmirësuar mjedisin arsimor në shkollat fillore dhe kopshtet dhe duke mbështetur komunat për të siguruar një mjedis jetësor më të shëndetshëm.

3 ШУКОВА: Јапонија е долгогодишен поддржувач на Република Северна Македонија во областа на животната срединаKy vit shënon edhe 30 vjet të marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut. Japonia, siç tha ambasadori Kazuya, deri më tani ka dhuruar rreth 9.2 milionë euro për projekte të ndryshme në vendin tonë përmes Programit japonez për grante të vogla për nevojat themelore dhe sigurinë njerëzore. Në fushën e mjedisit jetësor, bashkëpunimi deri më tani është zhvilluar përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JICA, dhe një aktivitet më domethënës i projektit është përgatitja e një Studimi për qëndrueshmërinë e modernizimit dhe kompletimin e sistemit kolektor për Liqenin e Ohrit dhe ndërtimi shtesë i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Vranishtë.

4 ШУКОВА: Јапонија е долгогодишен поддржувач на Република Северна Македонија во областа на животната срединаPërveç nënshkruesve, në ceremoni morën pjesë edhe zëvendësi i pare i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka dërguar një video mesazh.