Shukova: Me mbështetjen e Suedisë dhe UNDP-së do të identifikohen burimet e ndotjes së ajrit në Kavadar, Strumicë, Gostivar, Strugë dhe Kumanovë

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot në Shtip mori pjesë në promovimin e pajisjeve dhe metodologjisë më të fundit që do të identifikojë burimet e ndotjes së ajrit të ambientit në pesë komuna të vendit, Kavadar, Strumicë, Gostivar, Strugë dhe Kumanovë. Hulumtimi do të bëhet nga Universiteti “Goce Dellçev” nga Shtipi dhe laboratori “Ambicon” dhe për herë të parë do të matet ndotja e ajrit në hapësirë të mbyllur. Burimet e ndotjes do të zbulohen në disa shkolla dhe kopshte të komunave, ku do të matet ndotja jo vetëm me grimcat PM, por do të përcaktohet dhe analizohet prania e përbërësve epidemiologjikë, bakteriologjikë dhe organikë.Sredba_Stip

Ministrja Shukova theksoi se është kënaqësi e veçantë të shohim rezultatet e projekteve me të cilat përmirësojmë cilësinë e ajrit në vend, për të cilat Ministria dhe Qeveria punojnë në vazhdimësi. “Projekti për kontrollin e ndotjes dha rezultate të mira në fazën e parë kur u përqëndruam në qytetin e Shkupit. Tani përfshijmë qytetet e Kavadarit, Kumanovës, Strumicës, Strugës dhe Gostivarit.Sredba_Stip_1

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë Mbretërinë e Suedisë dhe Ambasadën Suedeze në Shkup për mbështetjen e dhënë financiare, UNDP si njësi implementuese, komunat e përfshira në aktivitetet e projektit, Universitetin “Goce Dellçev” nga Shtipi dhe Laboratori AMBICON, si dhe të gjithë të tjerëve që japin kontributin e tyre me aktivitete të bashkërenditura për të siguruar ajër më të pastër, e me këtë edhe shëndet më të mirë për qytetarët tanë – tha ajo.Sredba_Stip_2

Në këtë ngjarje foli edhe ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain, e cila konfirmoi se Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) vazhdon të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të përballet me sfidat në mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht me problemet e ndotjes së ajrit dhe menaxhimin e mbeturinave. Fjalën e hapjes e mbajti edhe përfaqësuesi i përhershëm i Kombeve të Bashkuara, Armen Grigoryan, i cili theksoi se këto matje dhe hulumtime në pesë qytetet do t’u tregojnë autoriteteve lokale se çfarë e ndot ajrin në komunat e tyre, në mënyrë që ata të planifikojnë dhe zbatojnë masa të duhura.Sredba_Stip_3

Qëllimi i projektit është zbulimi dhe matja e burimeve të ndotjes së ajrit, identifikimi, zhvillimi dhe zbatimi i masave të duhura për zgjidhjen e problemeve, forcimi i kapaciteteve të organizatave partnere, si dhe ndërgjegjësimi i publikut për rreziqet e ndotjes së ajrit.Sredba_Stip_4