SHUKOVA: Maqedonia e Veriut nikoqire e punëtorive rajonale të UNECE-s mbi mbeturinat, ndryshimet klimatike dhe menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë

Ministrja Shukova hapi punëtorinë e parë kushtuar mbeturinave, “Politikat dhe praktikat e bazuara në Rishikimin e kushteve mjedisore të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropë (UNECE)”, që do të mbahet sot dhe neser në Shkup. Pas punëtorisë së parë, në tetor do të pasojnë edhe dy të tjera, me temë ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i rrezikut nga fatkeqësitë.3

Për shkak të rolit proaktiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin për Politika Mjedisore dhe aktivitete të ndryshme të UNECE-s në këtë fushë dhe Rishikimeve të Situatës Mjedisore të zbatuara me sukses, tre deri më tani, UNECE zgjodhi vendin tonë për të qenë nikoqir i punëtorive.2

Seria e punëtorive ku marrin pjesë përfaqësues të vendeve nga Evropa Lindore dhe Juglindore, Azia Qendrore dhe Kaukazi realizohet me ndihmën e Agjencisë Gjermane të Mjedisit përmes UNECE-s, Gjenevë.4

Qëllimi i këtyre punëtorive është shkëmbimi i përvojave në nivel rajonal për rishikimin e kushteve mjedisore, nivelin e zbatimit të rekomandimeve nga Rishikimi i performancës mjedisore dhe ofrimin e rekomandimeve dhe udhëzimeve për aktivitetet e ardhshme. Punëtoritë do të përmirësojnë gjithashtu të kuptuarit e mjeteve dhe instrumenteve të disponueshme për të mbështetur dhe zbatuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në mjedis.8