Shukova: Gratë rurale kanë sensin e rafinuar për t’iu përshtatur ndryshimeve dhe për të pranuar praktika të reja dhe më të mira

Vizioni i sektorit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike është ta drejtojë vendin drejt një zhvillimi më të ekuilibruar, përmes parandalimit dhe vendosjes së konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm, dhe janë gratë rurale ato që kanë sensin e rafinuar për t’iu përshtatur ndryshimeve, për të qenë të hapura dhe për të pranuar praktika të reja dhe më të mira.1

“Përfshirja më e madhe e grave nga komunitetet rurale në vendimmarrje dhe ballafaqim me ndryshimet klimatike nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore – është çështje e mbijetesës”, theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në ngjarjen e sotme me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale, organizuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe GIZ, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe bashkimit të grave rurale për rolin e tyre të rëndësishëm në komunitetet lokale dhe zhvillimin social.2

Në këtë ngjarje u zhvillua një diskutim public me temë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në zonat rurale, me theks tek gratë rurale”, ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, organizatat dhe grate rurale anëtare të Rrjetit për Zhvillim Rural të Maqedonisë së Veriut.34