SHUKOVA: Stacioni i pastrimit të ujërave të zeza në Koçan është një histori suksesi e vetëqëndrueshmërisë së një projekti infrastrukturor dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor

Ministrja Shukova vizitoi stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Koçan, i cili është një histori suksesi e funksionimit të mirë dhe të qëndrueshëm të një objekti infrastrukturor në të cilin aplikohen përvojat pozitive evropiane dhe teknologjitë e avancuara.

Precistitelna stanica KocaniJo vetëm që trajtohen ujërat e zeza nga vendbanimi dhe mbrohen ujërat e pellgut të lumit Bregalnica, por gjithashtu sigurohet vetëqëndrueshmëria e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza, përmes prodhimit të vet të energjisë elektrike me fotovoltaikë dhe përpunimit të llumit në kompost, të cilat së shpejti do të paketohen dhe do të jenë në dispozicion të fermerëve.

Precistitelna stanica Kocani_1Nga stacioni i pastrimit të ujërave të zeza informojnë se në dy vitet e para, komposti do të shkëmbehet me fermerët me kashtë, gjë që zgjidh një tjetër segmend të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor – djegien e kashtës.