Shukova: Nevojiten partneritete të gjera dhe të forta, zgjidhje të zgjuara dhe institucione dhe qytetarë të disiplinuar dhe të përgjegjshëm

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Birarisë së Shkupit Goran Slladiq, dhe drejtorin ekzekutiv të Pakomak-ut Filip Ivanovski, promovuan inovacionin më të ri – kapakët e bashkangjitur në paketimin PET të pijeve joalkoolike në portofolin e Kompanisë “Biraria e Shkupit” dhe vendosja e ambalazheve të tilla në makinën për grumbullimin e shisheve dhe kanaçeve plastike të vendosura në dyqanin “Tinex”.

Шукова Потребни се широки и силни партнерства, паметни решенија и дисциплинирани и одговорни институции и граѓани“Ky lajm është tregues i qëndrimit të përgjegjshëm që kanë kompanitë si “Biraria e Shkupit” ndaj mjedisit. Në të njëjtën kohë, është edhe një shembull që kompanitë e tjera duhet të ndjekin se si të mendojnë dhe veprojnë për të mundësuar një sistem më efikas për grumbullimin dhe riciklimin e të gjitha mbeturinave të paketimit. Besoj se zgjidhje të tilla, të cilat parashikohen edhe nga Direktiva e BE-së për plastikën njëpërdorimshme dhe që tashmë janë pjesërisht të përfshira në legjislacionin vendas, do të shumëfishohen, gjë që do të kontribuojë në realizimin e angazhimeve tona si qeveri për të krijuar kushte për zhvillimin e një administrimi të qëndrueshëm të mbeturinave përmes përzgjedhjes, grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave, si dhe ndërtimit të shprehive pozitive tek publiku i gjerë”, theksoi ministrja Shukova në fjalën e saj.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të birarisë së Shkupit Goran Slladiq zgjidhja e re është një risi domethënëse që ndihmon, së bashku me konsumatorët dhe partnerët, për të përmbushur qëllimet dhe angazhimet ambicioze të platformës ‘Bota pa mbeturina’ dhe iniciativën për emetimet Zero CO2 në atmosferë, të cilat janë pjesë e strategjisë afatgjate të kompanisë për zhvillim të qëndrueshëm.

DSC_9861- Nëpërmjet përvojës dhe njohurive të dy grupeve ku bëjmë pjesë – Coca-Cola HBC dhe HEINEKEN, ndihmojmë në avancimin e legjislacionit të shtetit dhe ndajmë të njëjtat vlera me konsumatorët nga vendet e BE-së. Në të njëjtën kohë, ne jemi krenarë që me risi të tilla po vendosim standarde për kompanitë e tjera dhe po ndihmojmë për të dërguar një mesazh domethënës për shoqërinë se secili prej nesh, por edhe të gjithë së bashku, mund të kontribuojmë më shumë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm dhe kështu edhe për mirën e të gjithë komunitetit – tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Pakomak-ut, Filip Ivanovski, shprehu pritjen që kjo risi, e cila është pjesë e trendeve aktuale në këtë fushë në BE-së, të pranohet shpejt edhe nga kompanitë tjera.

- Kjo bazohet në pjesën tjetër të aktiviteteve që ne së bashku i zbatojmë, të cilat synojnë rritjen e efikasitetit të sistemit të grumbullimit, përzgjedhjes dhe riciklimit të mbeturinave të ambalazhimit në vendin tonë. Analizat e mbeturinave plastike në oqeane tregojnë se kapakët janë një nga ndotësit kryesorë, si mbeturina të vogla për të cilat qytetarët kujdesen më pak. Me këtë risi, kapakët do të mbeten pjesë përbërëse të mbeturinave të shisheve dhe do të riciklohen në mënyrë të sigurtë – shtoi Ivanovski.

DSC_9750Tashmë janë instaluar gjithsej 27 makina, kryesisht në supermarketet Vero dhe Tinex, ndërsa deri në fund të këtij viti planifikohet të vendosen edhe 30 të tjera në Shkup, por edhe në komunat e tjera, si Prilep, Kavadar, Shtip dhe Berovë.

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, mbajti një takim pune me përfaqësuesit e Birarisë së Shkupit të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm në largim Goran Slladiq, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e mirë të ndërsjellë të deritanishëm, veçanërisht në fushën e arritjes së qëllimeve afatgjata për zbatimin e platformave të kompanisë me përgjegjësi shoqërore për reduktimin e mbeturinave, mbrojtjen e mjedisit dhe veprimin e klimës – Një botë pa mbeturina dhe zero emetime CO2 deri në vitin 2040.

DSC_9114aMjedisi, veçanërisht për trajtimin e mbeturinave, kërkon partneritete të gjera dhe të forta në të gjitha nivelet, zgjidhje të zgjuara dhe institucione dhe qytetarë të disiplinuar dhe përgjegjës.