Shukova: Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë komunat në tejkalimin e sfidave dhe përmirësimin e proceseve mjedisore

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova gjatë vizitës së sotme në komunën e Gjevgjelisë zhvilloi takim pune me kryetarin e komunës Andon Saramandov, ku diskutuan për kushtet mjedisore në komunë.Шукова Подготврени сме да им помогнеме на општините во надминување на предизвиците и унапредување на процесите во животната средина

Kryetari Saramandov foli edhe për projektet aktuale dhe të planifikuara, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet komuna. Ministrja Shukova informoi për proceset e realizimit të dy kredive, njëra për menaxhimin rajonal të mbeturinave dhe tjetra për sistemin e furnizimit me ujë, sistemet e bartjes dhe pastrimit të ujërave të zeza dhe nivelin e disponueshmërisë për pushtetin lokal, përfshirë Gjevgjelinë.DSC_0230

Gjithashtu, ministrja informoi edhe për disponueshmërinë e programeve të tjera të Ministrisë përmes të cilave u ofrohet mbështetje komunave. U diskutua edhe për funksionalitetin e stacionit të pastrimit në Gjevgjeli, për mundësinë dhe përfitimin e vendosjes së fotovoltaikëve për furnizim me energji të stacionit të pastrimit, si dhe për përfundimin e procesit të mbylljes së deponisë komunale.DSC_0233

Pas takimit, ministrja Shukova dhe kryetari Saramandov dolën në terren dhe vizituan të dy lokacionet.