Shukova ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë Silvestri

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, shkelqësia e tij, Andrea Silvestri.Sredba-Shukova_Italijanski_Ambasador

Në takim u theksua se marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve vazhdojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ministrja Shukova shprehu kënaqësinë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në proceset integruese evropiane të vendit tonë.Sredba-Shukova_Italijanski_Ambasador_1

Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për nënshkrimin e mundshëm të Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Sigurisë Energjetike të Republikës së Italisë dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si fushë e veçantë me interes u theksua menaxhimi i mbeturinave në nivel kombëtar si dhe mundësitë për përmirësimin e mbrojtjes së natyrës në parqet kombëtare të vendit.Sredba-Shukova_Italijanski_Ambasador_2