Shukova nga COP28: Tranzicioni i energjisë do të përshpejtohet përmes instrumentit për financimin e gjelbër

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në kuadër të COP28, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë, i fokusuar në përvojat e katër vendeve anëtare të OKB-së, Maqedonisë së Veriut, Madagaskarit, Uruguait dhe Zimbabvesë, për përdorimin e fondeve nga Fondi i Përbashkët për Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së (UN Joint SDG Fund), me ndihmën e të cilit zbatohen programe që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm në këto vende.Shukova_COP28

Në fjalimin e saj, ministrja Shukova iu referua Instrumentit të Financimit të Gjelbër (GFF), i cili zbatohet me mbështetjen financiare të Fondit të Përbashkët për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.Shukova_COP28_1

- Instrumenti i Financimit të Gjelbër kontribuon në përshpejtimin e progresit të vendit tonë në një sërë Qëllimesh të Zhvillimit të Qëndrueshëm, veçanërisht qëllimet e “gjelbërta”, energjia e përballueshme dhe e pastër, qytetet e qëndrueshme dhe veprimet klimatike, si dhe synimet për uljen e pabarazisë, barazinë gjinore dhe partneritetet. 46 milionë dollarët e siguruara nëpërmjet këtij Fondi nuk do të mbulojnë të gjitha nevojat e mëdha financiare për një tranzicion të gjelbër të përshpejtuar të vendit tonë. Por për ne kjo përfaqëson një model të rëndësishëm mekanizimi financiar pasi ofron një alternative të qëndrueshme për të stimuluar subvencionimin, duke treguar se si duke u bashkuar me familjen e OKB-së, sektorin banker të vendit dhe institucionet rajonale mikrofinanciare, mund të rrisim shtrirjen dhe ndikimin tonë – theksoi Shukova, duke theksuar angazhimin e shtetit për tranzicionin e gjelbër dhe veçanërisht vendosjen në funksion të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe rritjen e efikasitetit të energjisë.Shukova_COP28_2

Instrumenti i Financimit të Gjelbër sigurojm qasje më të madhe në fonde për investime në burimet e rinovueshme të energjisë dhe në efikasitetin e energjisë midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe tek amvisërit. Kjo gjë do të kontribuojë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe ndotjes së ajrit.Shukova_COP28_3

Ne seancë, panelistë ishin edhe zyrtarë të large nga Madagaskari, Uruguai dhe Zimbabve, si dhe zyrtarë qeveritarë, përfaqësues nga komuniteti i donatorëve, përfaqësues nga sektori privat dhe financiar dhe investitorë.