Shukova në një takim me ambasadorin e Australisë

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, shkelqësia e tij, Daniel Emery, me të cilin biseduan për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm mes dy vendeve në fushën e mjedisit jetësor.Shukova_Ambasador_Avstralija

Ministrja Shukova e njoftoi ambasadorin Emery për potencialet zhvillimore të industrisë minerare të Maqedonisë dhe diskutoi për politikën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me investimet e reja dhe teknikat dhe standardet më të mira në dispozicion në minierat vendore.Shukova_Ambasador_Avstralija_1

Në takim, ambasadori Emery ftoi ministren Shukova të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizojë delegacioni australian për Konferencën e ardhshme të 28-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP28, duke njoftuar se në vitin 2026 Australi do të jetë nikoqire e Konferencës.Shukova_Ambasador_Avstralija_2