SHUKOVA: Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një mjet serioz dhe ne si vend përpiqemi të përmbushim objektivat e saj

  Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova mori pjesë në konferencën “Shkathtësitë e qëndrueshme energjetike në ndërtim: të dukshme, të vërtetuara, të vlefshme” në seancën e veçantë për politikat kombëtare dhe evropiane me temë “Legjislacioni evropian dhe kombëtar lidhur me Marrëveshjen e Gjelbër”.

Konferencija_Sukova“Mjedisi jetësor nuk njeh kufij administrativë. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku nëse duam të kemi një mjedis jetësor të shëndetshëm.Kjo tregon sot se shteti duhet të vazhdojë të njohë sektorin shkencor dhe veçanërisht ekonominë si partnerë të tij, si pjesë e procesit të zbatimit të ligjeve në këtë fushë”, theksoi Shukova në fjalimin e saj. Ajo përmendi se përveç që shteti dhe vetëqeverisja lokale kanë obligimet e veta, edhe ekonomia është bartëse e një pjese të madhe të obligimeve përmes zbatimit të ligjeve që janë të përcaktuara me Direktivat e Bashkimit Evropian.

Ajo theksoi se Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një mjet serioz dhe si vend përpiqemi të përmbushim 5 shtyllat e saj kryesore: Dekarbonizimi: veprimi klimatik, energjia e gjelbër dhe transporti i qëndrueshëm, Ekonomia qarkore, Lufta kundër ndotjes, Prodhimi i qëndrueshëm i ushqimit dhe mjedise të qëndrueshme rurale dhe Biodiversiteti: mbrojtja dhe restaurimi i natyrës dhe ekosistemeve.

Konferencija_Sukova_1Ajo gjithashtu dha një pasqyrë të veçantë për rëndësinë e dekarbonizimit për Evropën dhe për ne si një vend që sot është pjesë gjeografike e Evropës dhe nesër pjesë administrative e Bashkimit Evropian. Ajo njoftoi se po punohet në Ligjin për Veprimin Klimatik, që është në proces të dorëzimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pritet të miratohet së shpejti dhe është duke u hartuar në partneritet të ngushtë me sektorin privat, i cili në konferencën e sotme në deklaratat e tij u shpreh se është i gatshëm për detyrimet që rezultojnë nga ai.

Konferencija_Sukova_2Gjithashtu përmendi edhe ekonominë qarkore si një mjet të rëndësishëm që do të na ndihmojë ne si vend të reduktojmë sasinë e mbeturinave që depozitojmë.

“Agjenda e Gjelbër është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashku me sektorin shkencor dhe ekonominë vazhdojmë drejt zbatimit të saj”, theksoi Shukova.

Konferencija_Sukova_3Konferenca organizohet si pjesë e programit evropian të kërkimit dhe inovacioneve “Horizont 2020” me temën “Stimulimi i kërkesës për aftësi të qëndrueshme energjetike në sektorin e ndërtimit”, në kuadër të thirrjes “Ndërtimi i një të ardhmeje me karbon të ulët dhe rezistent ndaj klimës”.