Shukova: Sfidat globale kërkojnë veprime rajonale, por dhe kombëtare dhe lokale

Në kuadër të vizitës së Nënsekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Inger Andersen në vendin tonë, u zhvillua sot një panel diskutimi mes palëve të interesuara me temën “Kriza e trefishtë planetare”, një paralajmërim nga OKB-ja që Toka po përballet me: përçarje klimatike, humbje e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe ndotje dhe mbeturina.Шукова: Глобалните предизвици бараат регионални, но и акции на национално и локално ниво

Ngjarjen e hapi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, e cila theksoi se kriza e trefishtë planetare është një realitet që ne e përjetojmë çdo ditë. Ngjarjet ekstreme të motit, zhdukja e specieve, shpyllëzimi dhe shterimi i burimeve jetike janë vetëm disa nga shenjat alarmante të një çekuilibri ekologjik që duhen trajtuar urgjentisht.

- Sfidat globale kërkojnë veprime rajonale, por edhe kombëtare dhe lokale. Jemi në një moment që kërkon bashkim, bashkëpunim dhe veprim. Kjo krizë nuk njeh kufij dhe na prek të gjithëve, pavarësisht nga kombësia, raca dhe statusi socio-ekonomik. Ne, si qytetarë maqedonas, na kërkohet të bashkohemi dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme që ruajnë mirëqenien e planetit tonë dhe sigurojnë një të ardhme të begatë për gjeneratat që vijnë.DSC_5341

Ajo theksoi gjithashtu se zgjidhja e krizës së trefishtë planetare kërkon një qasje të shumëanshme._DSC6262

- Ne duhet të trajtojmë shkaqet rrënjësore të ndryshimeve klimatike duke reduktuar emetimet e gazeve serrë, duke kaluar në burime të pastra të energjisë dhe duke adoptuar praktika të qëndrueshme. Ne duhet të ndalojmë humbjen e biodiversitetit duke mbrojtur ekosistemet, duke ruajtur habitatet dhe duke promovuar menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe oqeaneve. Ne duhet të sigurojmë përdorimin e përgjegjshëm të burimeve tona natyrore, duke adoptuar parimet e një ekonomie qarkore dhe duke reduktuar mbeturinat dhe ndotjen. Por adresimi i këtyre sfidave nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e qeverive. Kërkon përpjekjet kolektive të të gjithë aktorëve – shoqërisë civile, komunitetit akademik, sektorit privat dhe individëve – theksoi Shukova, duke apeluar për të punuar së bashku drejt një vizioni të përbashkët. Në të njëjtën kohë, ajo informon për mundësitë e reja të ofruara nga Programi LIFE i BE-së (i cili do të nënshkruhet muajin e ardhshëm në Bruksel në margjinat e shqyrtimit dypalësh për Kapitullin 27), ku qasje e partneritetit do të mund të ofrojnë veprime të përbashkëta në adresimin e sfidave globale._DSC6325

Diskutimi i sotëm është iniciuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me UNEP-in, ndërsa përveç Andersen dhe Shukova, morën pjesë edhe koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Rosanna Dudzak, përfaqësues nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomik, si dhe komuniteti ndërkombëtar dhe akademik, si dhe përfaqësues nga sektori civil.