Shukova: Ne mbështesim programet edukative mjedisore në procesin arsimor. Investimi tek më të rinjtë është investimi më i vlefshëm

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka pritur sot një grup të mësuesëve nga Finlanda, Turqia, Polonia, Spanja dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë pjesë e projektit “Ne nuk kemi botë tjetër” të zbatuar në kuadër të programit ERASMUS+, në koordinim me Akademinë e Robotikës dhe Inovacioneve nga Shkupi.Sredba_Sukova_ERAZMUS

Duke qenë se interesi i tyre është i fokusuar në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ne prezantuam rolin e Ministrisë në këtë fushë dhe mbështetjen që japim në zbatimin e çështjeve që lidhen me mjedisin jetësor në procesin arsimor. Vëmendje të veçantë shkaktoi prezantimi i Programit Globe si një program mbarëbotëror që përfshin të gjitha grupmoshat.

“Mbrojtja e mjedisit jetësor është interesi ynë i përbashkët, nuk njeh kufij dhe pengesa. Investimi në edukimin dhe aftësimin e më të rinjve dhe ndërtimi i shprehive pozitive që në moshë të re është investimi më i vlefshëm”, theksoi ministrja Shukova në fjalën e saj përshëndetëse, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje, sepse sipas saj, të gjithë duhet të kujdesemi për mjedisin jetësor dhe së bashku të rrisim një rini që dijnë ta bëjnë më mire se ne.