Shukova: Në bashkëpunim me UNEP-in shohim një mundësi dhe sfidë për shtetin që të harmonizojë flukset financiare globale me ato të BE-së për të maksimizuar përfitimet

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, së bashku me zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështjet Ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, sot zhvilluan takim me zëvendëssekretaren e përgjithshme të OKB-së dhe drejtoreshë ekzekutive e UNEP, Inger Andersen, fokusi i të cilit ishte kriza e trefishtë planetare dhe ndikimi i saj në vendin tonë, bashkëpunimi i deritanishëm dhe i ardhshëm ndërinstitucional dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Шукова: Во соработката со УНЕП гледаме можност и предизвик за државата да направи усогласување на  глобалните финансиски текови со тие на ЕУ со цел да се максимизираат придобивките

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, theksoi se partneritetet në mjedis janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe theksoi pritshmëritë që mbështetja e UNEP-it do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, veçanërisht në adresimin e Sfidës së trefishtë planetare për reduktimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe rritja e rezistencës ndaj tyre, reduktimi i humbjes së biodiversitetit dhe reduktimi i ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës. Njëkohësisht, ajo shprehu mirënjohjen e saj deri tek UNEP për mbështetjen e plotë në shpalljen historike të parkut të katërt kombëtar Mali Sharr, dhe në procesin e rivlerësimit të Liqenit të Ohrit me qëllim të rishpalljes së tij për Monument të Natyrës, dhe theksoi nevojën për mbështetjen e UNEP-it për bashkëpunim ndërkufitar dhe qasjen rajonale në mbrojtjen e ekosistemeve të përbashkëta me vendet fqinje, si dhe për realizimin e prioriteteve lidhur me tranzicionin e gjelbër përmes veprimeve të përbashkëta.

_DSC5763

“Harmonizimi me sfidat e proceseve të integrimit evropian në Kapitullin 27 – Mjedisi Jetësor dhe Klima, zbatimi i Agjendës së Gjelbër, si dhe bashkëpunimi ndërkufitar dhe qasja rajonale në mbrojtjen e ekosistemeve të përbashkëta me vendet fqinje do të ishte një ndihmë e madhe”, tha Shukova, duke shtuar se në bashkëpunim me UNEP-in shohim një mundësi dhe sfidë pr shtetin që të harmonizojë flukset financiare globale me ato të BE-së për të maksimizuar përfitimet.

Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi informoi se Maqedonia e Veriut është në fazën e përgatitjes për Samitin e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili do të mbahet këtë shtator në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

DSC_5293Ai theksoi se në UNEP sheh një partner për bashkëpunim të ri lidhur me tranzicionin drejt emetimeve të ulëta dhe një ekonomi rezistente ndaj klimës, duke përfshirë përshtatjen në planifikimin hapësinor dhe infrastrukturën rezistente ndaj klimës.

_DSC5869

Inger Andersen nga ana e saj shprehu mirënjohje për angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për përfshirje proaktive në ballafaqimin me sfidat mjedisore. “Diskutuam për përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të trajtuar çështjet urgjente të ndryshimeve klimatike, humbjes së diversitetit biologjik dhe ndotjes, të cilat së bashku paraqesin një kërcënim të madh për planetin tonë dhe banorët e tij. Përkushtimi dhe udhëheqja që ka treguar administrate juaj në këtë drejtim nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe ne përgëzojmë angazhimin tuaj për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme”, tha Andersen.

_DSC5880Ajo shtoi se UNEP është i gatshëm të mbështesë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe është i përkushtuar për të ofruar ekspertizë teknike, këshilla për politika dhe mbështetjen për ngritjen e kapaciteteve për të promovuar më tej zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e mjedisit në vend.

_DSC5863

Koordinatorja e përhershme e OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhiak, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e Qeverisë dhe agjencive të OKB-së për të adresuar sfidat që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, përmes angazhimit të përkushtuar për ruajtjen e biodiversitetit, reduktimin e ndotjes së ajrit, adresimin e ndryshimeve klimatike, rreziqet nga fatkeqësitë dhe mbeturinat e rrezikshme.

31052023_ZPVRSM_Bitiki_(6)Vizita në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Andersen dhe ekipi i UNEP-it dhe takimi me Shukovën dhe Bytyqin është iniciuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është realizuar në kuadër të turneut aktual të Andersenit nëpër vendet e Ballkanit.