Shukova: Ne investojmë në mbrojtjen e ujërave dhe të gjithë eko-sistemit të Liqenit të Dojranit

Sot në Dojran në prani të kryeministrit Kovaçevski, ministres Shukova, kryetarit të komunës së Dojranit, Angov dhe ambasadori i Sllovenisë Presker, shënuan fillimin e projekit për sanimin dhe rindërtimin e plotë të sistemit kolektor në komunën e Dojranit.

1Projekti është kompleks dhe përfshin disa pjesë, me të cilat pritet të zgjidhet problemi i grumbullimit dhe pastrimit të ujërave të zeza nga Dojrani i Vjetër dhe i Ri dhe vendbanimet tjera të komunës.

3Pjesa kryesore është sanimi dhe rindërtimi i plotë i sistemit kolektor, gjegjësisht sanimi dhe rindërtimi i rrjetit ekzistues kryesor të kanalizimit – tubacionit të sistemit kryesor kolektor në komunën e Dojranit. Në të njëjtën kohë, filloi procedura e tenderit për përzgjedhjen e një kompanie që do të ndërtojë një stacion pastrimi të ri, modern dhe të sofistikuar për trajtimin e ujit. Ndërtimi i një stacioni të ri pastrimi, sipas vlerësimeve, ka rezultuar një investim më fitimprurës se rindërtimi i atij të vjetëruar dhe do të ketë një përfitim shtesë dhe shumë të rëndësishëm sepse për herë të parë do të aplikohet një teknologji e re që do të shmangë eutrofikimin dhe ndotjen e liqenit.

3Mjetet financiare në vlerë prej 135.000.000 denarë janë siguruar nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe MMJPH-së, ndërsa pjesa tjetër në vlerë prej 78.000.000 denarë janë donacion nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ambasadës Sllovene.

5Duke vënë në dukje mundësitë që na hapen në rrugën drejt BE-së në fushën e mjedisit jetësor dhe klimës, e cila është një nga fushat më komplekse dhe më të shtrenjta, ministrja Shukova theksoi se si Qeveri dhe si Ministri mbështesim projektet për mbrojtjen e tri perlave liqenore maqedonase, liqeni i Ohrit, tani edhe i Dojranit, dhe në të ardhmen e afërt edhe Prespës. “Nëse po shkojmë drejt BE-së, duhet të sillemi kështu. Me rikonstruksionin e sistemit të grumbullimit të ujërave të zeza dhe me ndërtimin e një stacioni për pastrimin e ujërave të zeza, ujërat dhe i gjithë ekosistemi i Liqenit të Dojranit do të mbrohen si një zonë unike e mbrojtur dhe një destinacion jashtëzakonisht tërheqës turistik dhe tranzit”, tha ministrja Shukova nga Dojrani, duke shtuar se realizimi i këtij projekti është shembull i mire i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror, vetëqeverisjes lokale, shoqërisë civile dhe Sllovenisë si shtetë anëtar i BE-së.

6Sistemi kolektor, pra tubacioni kryesor, është rreth 7 km i gjatë dhe do të punohet me një teknologji të re – një metodë jo-invazive e sistemit tub në tub, e zbatueshme në zonat urbane, pa gërmime dhe ngarkesa shtesë ndërtimi.

4Si shtesë e të gjithë sistemit për mbrojtje e Liqenit të Dojranit është nënshkruar Marrëveshja dhe është vënë në punë kontraktori për ndërtimin e sistemit të kanalizimit në vendbanimin Crniçani, në vlerë prej 17 milionë denarë.

7Gjithashtu u nënshkrua një marrëveshje për zhvillimin e një projekti bazë për ligatinat e ndërtuara për trajtimin e ujërave të zeza në vendbanimin Crniçani dhe Furka, që paraqet edhe një demonstrim të aplikimit të një infrastrukture të re të gjelbër me një Zgjidhje të Mbështetur tek Natyra. Kjo jo vetëm që arrin pastrimin e ujërave të zeza, por gjithashtu ka ndikime pozitive në biodiversitetin lokal dhe ndryshimet klimatike.