Shukova: Qeveria është fuqimisht e përkushtuar për ndërtimin e vazhdueshëm të kapaciteteve rezistente ndaj klimës, veçanërisht në qytete

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ishte një nga folësit në Forumin e tretë Socio-Ekologjik që po mbahet këtë fundjavë në Shkup.1 -СЕЕФ,2023

Në fjalimin e saj, Shukova theksoi se Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si institucion përgjegjës për ndryshimet klimatike, janë fuqimisht të përkushtuara që të ballafaqohen me ndryshimet klimatike dhe zbatimin efektiv të Ligjit për Veprimin Klimatik pas miratimit të tij.2 - СЕЕФ,2023

“Kjo, ndër të tjera, do të nënkuptonte se ne jemi të përkushtuar për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve për veprimet klimatike, që synojnë të gjitha palët e interesuara, qeverinë dhe pushtetin vendor, sektorin publik dhe privat, organizatat e shoqërisë civile, të rinjtë, grupet e cenueshme, mes të cilëve bashkëpunim i fortë është nga kuptimi thelbësor.Ne kemi partnerë të dëshmuar në institucione shkencore, njohuritë e të cilëve do të përdoren më tej në përmbushjen e synimeve tona ambicioze për klimën. Brezi ynë është dëshmitar i ndikimeve katastrofike të ndryshimeve klimatike në nivel globaë dhe në të gjithë sektorët, nga infrastruktura deri tek siguria ushqimore dhe shëndeti i njerëzve”, tha Shukova.3 - СЕЕФ,2023

Ajo informoi se draft-Ligji për Veprimin Klimatik, që transposon disa rregullore dhe direktiva përkatëse të BE-së, kaloi në një faze konsultimi publik në fillim të pranverës, duke marrë komente positive na palët e interesuara, përfshirë ato nga pushteti vendor dhe organizatat e shoqërisë civile. Aktualisht, draft-Ligji është në procedurë ndërqeveritare për shqyrtime dhe komente.

Gjithashtu, Shukova konfirmoi hapjen për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira, mësimeve positive dhe ekspertizës mes qyteteve dhe komunave tona dhe qyteteve partnere nga BE-ja në ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe zhvillimin pozitiv klimatik, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

Forumi Socio-Ekologjik organizohet nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, Qendra Ndërkombëtare “Olof Palme” dhe Progres – Instituti për Demokraci Sociale.4 - СЕЕФ,2023

Qëllimi i forumit është të mundësojë debat dhe diskutim lidhur me politikat energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, sfidat mjedisore, Agjendën e Gjelbër, promovimin e kohezionit social përmes investimeve në punësim, arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe shërbime cilësore për përfshirje dhe mbrojtje sociale.