UNDP është një partner i dëshmuar i MMJPH në mbrojtjen e Mjedisit Jetësor dhe Klimës

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesin e përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në vend, Armen Grigorian. Në takim u konfirmua partneriteti njëzetvjeçar dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet UNDP-së dhe Ministrisë së Mjedisit, në mbrojtjen e mjedisit jetësor e veçanërisht në fushën e veprimit klimatik, menaxhimit të burimeve natyrore dhe menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë.Sredba_Sukova_UNDP

Ata diskutuan për statusin e projekteve të përbashkëta në vazhdim, si dhe për aktivitetet e planifikuara në të ardhmen.