Temelkovski: jetojmë në një nga rajonet më të ndjeshme të ndikimeve të ndryshimeve klimatike

7

Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temelkovski mbajti fjalim në hapjen e punëtorisë “Аdaptimi drejt ndryshimeve klimatike”, në organizimin e Fondit botëror për natyrën (WWF), sot dhe nesër po mbahet në hotelin  „New Star“, në Vizbeg -Shkup.

Duke theksuar se përmbytjet e shpeshta dhe ngjarjet ekstreme të motit paraqesin një dëshmi për ndjeshmërinë e këtij rajoni nga ngrohja globale, zëvendës ministri Temelkovski potencoi se një pjesë e madhe e aktiviteteve aktuale në vendin tonë janë orientuar drejt arritjes së qëllimit të vënë global-që të gjithë shtetet të qarkullojnë drejt të ashtuquajturës emisionet – e ulëta ose të ashtuquajturat ekonomi „të gjelbra“ dhe t’i parashtrojnë të ashtuquajturat  kontributet e tyre për arritjen e këtij qëllimi deri në fund të vitit 2015 në Samitin Botëror në Paris.

 - Po punojmë në analizimin e skenarëve të ndryshëm për ndërtimin e ekonomisë „së gjelbër“ dhe rezultatet do të shprehen në një dokument politik të cilin do ta miratojë Qeveria e RM-së para këtij Samiti. Por, nevojitet që të theksohet se shtetet tona bëjnë pjesë në një nga rajonet më të ndjeshme të ndikimit të ndryshimeve klimatike , kështu që lëndë e analizave tona janë edhe sektorët të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve. Në raportet e tona kombëtare janë identifikuar sektorët më të ndjeshëm (këto janë sektori i resurseve ujore, diversiteti biologjik, bujqësia, pylltaria, turizmi, trashëgimia kulturore, shëndeti i njerëzve) dhe janë propozuar masa për reduktimin e ndjeshmërisë së tyre. Por ajo që është kyçe në adaptimin drejt ndryshimeve është inkorporomi i çështjes së ndryshimeve klimatike në dokumentet e planeve dhe programeve  relevante strategjike sektoriale, si në  nivel kombëtar ashtu edhe në dokumentet e nivelit rajonal-deklaroi zëvendës ministri Temelkovski.

 Punëtoria siguroi një ekspertizë me një spektër të gjerë të njohurive të pjesëmarrësve për menaxhimin me katastrofat dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike  që është parakusht i mirë për vlerësimin cilësor të gjendjes momentale dhe adresimin e  çështjeve me prioritet nga kjo sferë me qëllim të mbrojtjes së natyrës dhe përmirësimit të sistemeve kombëtare për ruajtjen  e natyrës dhe diversitetit biologjik.

 Punëtoria u organizua në kuadër të projektit PARQET E  VARGMALEVE DINARIKE që ka për qëllim krijimin e platformës në zonat e mbrojtura e cila i ndërlidh të gjitha parqet e natyrës dhe parqet kombëtare të Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Sllovenisë  dhe Serbisë.

 Republika e Maqedonisë në kuadër të këtij projekti e nënshkroi dokumentin “Big Win for Dinaric Arc”me çka marrim pjesë në këtë projekt.

 

Shërbimi për informim