Starton projekti – Nxitja e transformimit të tregut për efikasitet energjetik në industri dhe përshpejtimi i investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira

1(28.05.2015 ) – Me realizimin e këtij projekti presim rezultate serioze lidhur me zbatimin e masave konkrete në aplikimin e sistemeve për menaxhim me energjinë dhe resurset energjetike që është në kontekst të realizimit të qëllimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë nga ana e sektorit të industrisë. Presim që projekti të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve nacionale, përforcimin e politikave për efikasitet energjetik në industri dhe plotësim të kornizës ligjore ekzistuese. Me këtë do të krijohen kushte për investim të shtuar në efikasitetin energjetik të industrisë – theksoi zv/ministri iMjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski me rastin e hapjes së takimit të parë për projektin “Nxitja e transformimit të tregut për efikasitet energjetik në industri dhe përshpejtimi i investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira” që u mbajt sot në hotelin “Aleksandar Palas “në Shkup.

Projekti realizohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim industrial – UNIDO, në bashkëpunim me Qendrën rajonale të mjedisit jetësor – zyra në Maqedoni, ndërsa shfrytëzues të projektit janë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e ekonomisë, Agjencia e energjetikës dhe Banka maqedonase për mbështetje të zhvillimit. Projekti financiarisht është mbështetur nga Fondi global ekologjik (GEF).

Sipas zv/ministrit Temellkovski, Ministria Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në këtë projekt merr pjesë në disa nivele si:

  • Do të punojë në përmirësimin e menaxhimit me të dhënat për efikasitetin energjetik në nivel qendror, kështu që do të bëhet lidhja e sistemeve për tregti me emisione, për leje të integruara ekologjike, si dhe sistemet për monitorim, verifikim dhe njoftim. Njëherësh, do të përpunohet e ashtuquajtura “Energy Linking Map” për t’u thjeshtëzuar njoftimi për instalimet që kanë aplikuar sistem për menaxhim me energjinë, ndërsa në të ardhmen do të kenë obligim të njoftojnë në përputhje me skemën EU ETS;
  • Do të ndihmojë në vlerësimin e potencialit për transfer të teknologjive për zvogëlim të efekteve të ndryshimeve klimatike dhe
  • Do të marrë pjesë në trajnimin e përforcimit të kapacitetit teknik për zhvillim, zbatim dhe mbikëqyrje të efikasitetit energjetik në industri dhe politikat për zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Në këtë ngjarje fjalë mbajtën edhezv/kryetari i Qeverisë përgjegjës për çështjet ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri ekonomisë Bekim Neziri, udhëheqësi i projektit, njësia e energjisë pranë UNIDO-s Marko Mateini dhe drejtorja e Qendrës rajonale ekologjike Katarina Georgievska.