Takim me përfaqësuesit e UNOPS-it

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, ka realizuar një takim pune me drejtoreshën e Zyrës së UNOPS-it në Serbi për disa shtete Mihela Telatin, e shoqëruar nga këshilltari partner i UNOPS-it për Maqedoninë e Veriut, Xhiani Volpin dhe bashkëpunëtorin special në Zyrën e UNOPS-it në Shkup Aleksandar Vlladiçevski.

Средба со претставници на УНОПС

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet e mëparshme të partneritetit ndërmjet MMJPH-së dhe UNOPS-it, veçanërisht në pjesën e pastrimit të deponisë së vogël në Ohis nga mbeturinat e rrezikshme historike, si dhe mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha të tjera. Në pjesën e pastrimit të OHIS-it u diskutuan mundësitë e përfshirjes së mëtejshme të UNOPS-it në pastrimin e loteve të tjera nga deponia dhe si fusha të mundshme për bashkëpunim u përmend bashkëpunimi në kuadër të Programit  Sektorial Operativ 2024-2027, si dhe projektet e planifikuara në Programin GEF 8, të fokusuara në fushat e biodiversitetit, ndryshimeve klimatike dhe degradimit të tokës.