Takim me kryetarët e rajonit planor Juglindor dhe të Vardarit 

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe udhëheqësja e Sektorit të Mbeturinave Ana Karanfilova Mazneva realizuan takim me kryetarët e rajonit planor Juglindor dhe të Vardarit.  Qëllimi i takimit ishte informimi i kryetarëve për aktivitetet e planifikuara dhe vendosjen e sistemit për menaxhimin me mbeturinat për këto rajone, për të cilin është përgatitur Studim nga BERZH.

sredba so gradonacalnici-drzaven sekretar

Për të siguruar mjete financiare për ndërtimin e sistemit për këto rajone, Qeveria e RMV-së planifikoi të fillojë procedurën për marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryetarët ndanë mendimet e tyre dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe mobilizimin e burimeve të disponueshme për shkak të efikasitetit më të madh në realizimin e këtij projekti infrastrukturor me prioritet të lartë.