Takim me kryetarin e Komunës së Dibrës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës së Dibrës Hekuran Duka, në të cilin u diskutua për gjendjen e mjedisit në komunë dhe mundësitë për bashkëpunim.
Sredba_Nuredini_Gradonacalnik na Debar
Kryetari Duka, informoi se prioriteti më i lartë i komunës së Dibrës është realizimi i projektit për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe theksoi nevojën për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për kullimin e ujërave të zeza. Gjithashtu u diskutua  edhe për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave, ndërsa me sugjerim të ministrit Nuredini u shqyrtuan mundësitë për zhvillimin e eko-turizmit si aktivitet për të cilin komuna e Dibrës ka predispozita dhe cilësi.