Takim Nuredini – Bengston

Средба Нурдини-БенгстонMinistri Nuredini sot u takua me Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, shkelqësia e saj Kristin Forsgren Bengston dhe udhëheqësin për bashkëpunim zhvillimor Michael Atherhog. 

Bashkëbiseduesit diskutuan rezultatet e realizuara nga mbështetja e vazhdueshme nga Qeveria e Mbretërisë së Suedisë përmes Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), përmes zgjidhjeve afatgjate, sistematike dhe të qëndrueshme, veçanërisht në fushat e cilësisë së ajrit dhe menaxhimit me mbeturinat, si dhe për nevojën për inkurajim dhe angazhim shtesë të të dyja palëve për periudhën e ardhshme në arritjen e zbatimit solid të rregullativës së BE-së për mjedisin jetësor dhe klimën. 

Ministri Nuredini falënderoi Mbretërinë e Suedisë për mbështetjen e deritanishme, veçanërisht në fushën e monitorimit të cilësisë së ajrit përmes prokurorimit të instrumenteve të reja për matje me të cilët u zëvendësuan një pjesë e atyre të vjetëruara, me çka është mundësuar funksionimi i të gjithë stacioneve monitoruese për cilësinë e ajrit në të gjithë vendin, para sezonit të ngrohjes.