Takimi i Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit Mexhiti me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Loson

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti ka zhvilluar një takim protokollar me E.T Metju Loson, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u diskutua për prioritetet e Qeverisë së re.

1 Средба на првиот вицепремиер и министер Меџити со амбасадорот на Обединетото Кралство Лосон “Mbretëria e Bashkuar, si një nga fuqitë më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë, ka luajtur gjithmonë një rol kyç në promovimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në nivel global, si dhe në vendin tonë. “Bashkëpunimi ynë me Mbretërinë e Bashkuar paraqet një mundësi të madhe për përparim në shumë fusha, duke përfshirë mjedisin, ekonominë dhe integrimin evropian”, tha Mexhiti.

Në takim u paralajmërua mbështetja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si koordinatore e Klaster 4 dhe një impuls i ri në drejtim të ngritjes së Agjendës së Gjelbër në agjendën politike, si dhe në koordinimin e departamenteve përkatëse të përfshira në zbatimin e rregullores së BE-së.