Takimi i Nuredinit me Geoffrey Pyatt nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së

Në margjinat e Konferencës Rajonale për Perspektivat e Energjisë së Pastër ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi takim pune me Geoffrey Pyatt, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Burime Energjetike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Në takim u diskutua për koordinimin e partneritetit strategjik për dekarbonizimin e Ballkanit Perëndimor dhe dekarbonizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Theks i veçantë u vu në temat e sigurimit të burimeve alternative të energjisë në prag të stinës së dimrit, si dhe shumëllojshmërinë e tyre. Konkluzioni i përbashkët i Nuredinit dhe Pyatt ishte se në rrethana sfiduese duhet të rritet bashkëpunimi ndërkufitar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në menaxhimin e krizës energjetike. Ndihmës Sekretari i Shtetit Pyatt konfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur dhe lehtësuar përpjekjet e RMV-së në trajtimin e krizës energjetike.