Takim i ministrit Nuredini me Drejtoreshën për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Matuella  

Gjatë vizitës së sotme në Bruksel, ministri Nuredini zhvilloi takim me Drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikës Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim të Komisionit Evropian, Michaela Matuella.

Sredba_Nuredini_Matuela

Në takim u diskutua për progresin në Kapitullin 27 – mjedisi jetësor dhe klima.  Theks i veçantë u vu në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë evropian, ku ministri Nuredini informoi se gjatë vitit 2021 dhe 2022 në më shumë se 16 ligje që rregullojnë mbrojtjen e mjedisit jetësor ose është ndërhyrë me amendamente ose janë miratuar krejtësisht të reja. Në vazhdim janë proceset për miratimin e katër ligjeve të tjera: Ligji për Ujërat, Ligji për Emetimet Industriale, Ligji për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligji për Veprimin Klimatik. Gjithashtu u bisedua edhe për statusin e realizimit të projekteve të financuara me instrumentet mbështetëse evropiane, si dhe për aktivitetet e ndërmarra për fillimin e Programit të ri IPA3.