Takimi i Mexhitit me ambasadorin Italian E.T Andrea Silvestri

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti , ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Italisë në Maqedoninë e Veriut E.T Andrea Silvestri. Në takim, ndër të tjera u diskutua për zhvillimin e qëndrueshëm dhe sigurinë energjetike, ku ministri Mexhiti bëri të ditur se fokusi në mjedis dhe sektorin e energjisë së shpejti do të materializohen në projekte konkrete.Sredba_Mexhiti_Silvestri
“Në një botë të ndërvarur, siguria energjetike është jetike dhe e domosdoshme, prandaj ndihma italiane në këtë fushë është e mirëpritur”, tha Mexhiti.Sredba_Mexhiti_Silvestri_2
Mexhiti dhe Silvestri shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e ndërsjellë për rifillimin e projektit për mbrojtjen e mjedisit dhe shtratit të lumit Radika, që është një resurs i rëndësishëm i vendit tonë, si dhe diskutuan për projekte të ndryshme në Kumanovë, për fazën e mëtejshme të zonimit të PK„Mavrovë” dhe mbështetjen për “ROMA EXPO 2030” si një mundësi e mirë për promovimin e vlerave natyrore.Sredba_Mexhiti_Silvestri_1