Takimi Angelovska-Bezhoska-Shukova: Bashkëpunimi në fushën e tranzicionit të gjelbër dhe trajtimi i ndryshimeve klimatike

Duke filluar nga viti 2020, Banka Popullore po ndërmerr vazhdimisht më shumë masa dhe aktivitete për të nxitur transformimin e gjelbër të ekonomisë sonë. Bashkëpunimi ndërinstitucional, një qasje e koordinuar kombëtare dhe ndërtimi i sistemeve për rezistencë më të madhe dhe zbutjen e dëmeve është thelbësore për trajtimin e ndryshimeve klimatike, të cilat identifikohen si rreziqet më të mëdha në botë në afat të shkurtër dhe afatgjatë. Në takimin e mbajtur në Bankën Popullore në mes të Guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, u ra dakord për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve, i cili do të konsistojë në shkëmbimin e informacioneve relevante dhe të dhëna për përgatitjen e analizave dhe politikave cilësore.1 Средба Ангeловска-Бежоска - Шукова Соработка во делот на зелената транзиција и справување со климатските промени

Efektet e ndryshimeve klimatike prekin të gjitha sferat sociale, duke përfshirë financat, kjo është arsyeja pse një numër në rritje i bankave qendrore përfshijnë në mandatin e tyre aktivitetet për trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër. Në takim, guvernatorja theksoi se Banka Popullore e njeh plotësisht rëndësinë e rreziqeve klimatike, si për ekonominë në tërësi, ashtu edhe për sistemin financiar dhe në kuadër të kompetencave të tij, dhe ka marrë rregullisht masa gjatë viteve të fundit. “Së fundmi miratuam Planin e parë Afatmesëm të aktiviteteve të Bankës Popullore në fushën e menaxhimit të rrezikut klimatik. Për të forcuar qëndrueshmërinë e sistemit bankar ndaj rreziqeve klimatike, ne kemi krijuar statistika për financimin e gjelbër dhe kemi miratuar udhëzime për bankat se si të menaxhojnë rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike. Ne bëmë dhe publikuam gjithashtu analizat e para të ekspozimit të sistemit bankar ndaj rreziqeve fizike dhe të tranzicionit që lidhen me ndryshimet klimatike, të cilat bazohen në të dhënat e disponueshme aktuale në këtë fushë”, – tha gurvernatorja.2 Средба Ангeловска-Бежоска - Шукова Соработка во делот на зелената транзиција и справување со климатските промени

“Na gëzon fakti që çështja e një reagimi të koordinuar ndaj kërcënimeve nga rreziqet klimatike po merr gjithnjë e më shumë rëndësi dhe po bëhet pjesë e përcaktimeve strategjike të Bankës Popullore, veçanërisht kur bëhet fjalë për njohjen parandaluese dhe financimin adekuat të tyre. Në aktivitetet e ardhshme të Ministrisë do të vazhdojë zhvillimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetja e aktiviteteve për miratimin e kritereve për financim të qëndrueshëm dhe të gjelbër, si dhe shkëmbimi i të dhënave dhe informacioneve”, theksoi Shukova.3 Средба Ангeловска-Бежоска - Шукова Соработка во делот на зелената транзиција и справување со климатските промени

Në takim u theksua rëndësia e disponimit të të dhënave cilësore për përgatitjen e analizave për efektet e mundshme të ndryshimeve klimatike në ekonomi dhe në sistemin financiar, gjë që kërkon bashkëpunim ndërinstitucional me institucionet kompetente si Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Guvernatorja dhe ministrja shprehën angazhimin e tyre për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy institucioneve dhe shkëmbimin e të dhënave përkatëse.