Pyjet në Maqedoninë e Veriut do të rivitalizohen me Zgjidhjet e Mbështetura tek Natyra

  “Rivitalizimi i pyjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri është gjithashtu i rëndësishem për vendet tona, por edhe për përmbushjen e synimeve evropiane nga Strategjia e BE-së për Pyjet deri në vitin 2030, sepse ekosistemet natyrore nuk njohin kufij dhe kërkojnë menaxhim të harmonizuar dhe të qëndrueshëm” theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në ngjarjen në kompleksin “Korab Trnica”, Parku Kombëtar “Mavrovë”, me të cilin shënohet fillimi i projektit “Iniciativa për Pyjet e Veriut: Rivitalizimi i pyjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri”.

1Projekti do të zbatohet duke aplikuar Zgjidhje të Mbështetura tek Natyra, për restaurimin e peizazhit pyjor në zona të rëndësishme për ruajtjen e rrëqebullit të Ballkanit, vepanërisht Bukoviqit në Maqedoninë e Veriut dhe Pashtrik-Morinë në Shqipëri.

2Kjo ngjarje hyrëse shënon angazhimin e përbashkët të aktorëve kryesorë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për të parandaluar degradimin e pyjeve dhe humbjen e biodiversitetit, për të inkurajuar menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe për të udhëhequr lëvizjen për një të ardhme më të gjelbër për të dy vendet.

3Projekti është një angazhim dhe bashkëpunim i përbashkët ndërmjet Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – Zyra Rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (IUCN ECARO), Shoqërinë Ekologjike të Maqedonisë (SHEM) dhe Shoqatën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

4Në kuadër të ngjarjes, ministrja Shukova zhvilloi një takim dypalësh me drejtorin e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), Zyra Rajonale për Evropën, Boris Erg.

5Përvec Shukovës dhe Ergut, fjalim mbajti edhe drejtori i Parkut Kombëtar Mavrovë, Samir Ajdini.