Dita Botërore e Ujit u shënua me punëtorinë “Motivoni ndryshimin”

Organizuar nga Fakulteti Teknologjik Metalurgjik në Shkup në Universitetin “ShënKirili dhe Metodi”, u mbajt sot punëtoria e titulluar “Motivoni ndryshimin”, me rastin e 22 Marsit, Ditës Botërore të Ujit. Punëtorinë e hapi Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, e cila theksoi se Ministria në vazhdimësi i mbështet të rinjtë si partner i rëndësishëm në krijimin e politikave kombëtare mjedisore dhe klimatike dhe mbetet e hapur për komunikim, duke krijuar mundësi për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit me të rinjtë maqedonas.Rabotilnica za vodi

Temat e seminarit ishin uji dhe burimet ujore dhe shëndeti në një gotë ujë. Punëtoria është në përputhje me programin OKB (UN Water) për vitin 2023.

Në punëtori morën pjesë studentë të Fakultetit Teknologjik dhe Metalurgjik, si dhe studentë nga disa shkolla fillore dhe të mesme.