Me projektin “Platforma Klimatike për Zhvillim të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor” do të krijohet një bazë informative dhe do të zhvillohen kapacitetet për ndryshimet klimatike

MMJPH në bashkëpunim me UNEP është duke punuar për zbatimin e objektivave të Marrëveshjes së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në fushën e ndryshimeve klimatike. Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, hapi sot punëtorinë hyrëse për projektin “Platforma Klimatike për Zhvillim të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”, qëllimi i së cilës është krijimi i një baze informative gjithëpërfshirëse të përshtatur për nevojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

1- Jam e kënaqur që Republika e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe si pale kontraktuese e komunitetit energjetik është pjesë e përpjekjeve për t’u përballur me ngrohjen globale dhe është e përkushtuar të punojë drejt qëllimit të neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 – zemra e Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër, si dhe pjesa tjetër e vendeve të BE-së në kuadër të Komunitetit të Energjisë – theksoi ministrja Shukova në fjalimin e saj.

2Sipas saj, edhe pse vendi ynë ka marrë tashmë angazhime të rëndësishme për zbutjen, veçanërisht në forcimin e kontributeve të përcaktuara në nivel kombëtar, është e nevojshme të bëhet shumë më tepër në drejtim të rritjes së rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike.

3-  “Prandaj do të vazhdoj t’u bëj thirrje sektorëve dhe kompanive që të dyfishojnë përpjekjet e tyre, të sigurojnë që objektivat e tyre të emetimit të përfaqësojnë ambicien më të lartë të mundshme dhe të zbatojnë angazhimet që kanë marrë” – tha Shukova.

Projekti do të zgjasë 4 vjet, financohet nga Agjencia Zhvillimore Austriake, dhe do të zbatohet me mbështetjen e Programit të OKB-së për Mjedisin Jetësor (UNEP), Zyra në Vjenë.

4Përveç krijimit të një baze informative, në kuadër të projektit do të promovohen edhe aktivitete për trajtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të ndryshimeve klimatike, si dhe pilotimin lokal në destinacione të përzgjedhura turistike, duke qenë se sektori i turizmit është një nga më të rrezikuarit nga ndryshimet klimatike, kështu që investimet në këtë sektor ekonomik duhet të jenë rezistende ndaj klimës. Projekti bazohet në gjetjet e projektit Clima proof, për të rrizut rezistencën klimatike dhe socio-ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh ndikimet e parashikuara klimatike për atë rajon.