Me zgjidhje politike cilësore të bazuara në fakte shkencore për praktikat e qëndrueshme bujqësore

  Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska ka zhvilluar takim pune me dekanin e Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, prof. Dr. Vjekoslav Tanaskoviq, në të cilin u diskutua për sfidat me të cilat përballet vendi ynë në drejtim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

1695118824764U diskutua nevoja për të zhvilluar praktika të qëndrueshme bujqësore për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, duke qenë se bujqësia është një nga sektorët më të cenueshëm të prekur nga ndryshimet klimatike. Temat e bisedës ishin përmbytjet sezonale dhe ndikimi i tyre në bujqësi, problemi i industrisë ndotëse që ndodhet në afërsi të tokave bujqësore, si dhe ndikimi i pesticideve në mjedis.

Bashkëbiseduesit shprehën vendosmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, duke theksuar se futja dhe aplikimi i praktikave të mira bujqësore kërkon zgjidhje cilësore politike, zhvillim të vetëdijes publike dhe ndryshim të zakoneve të krijuara që do të bazohen në fakte të vërtetuara shkencërisht.