Takim me përfaqësues të Shoqatës Maqedonase për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta (MaSWA)

Sot u zhvillua takim me përfaqësuesit e Shoqatës Maqedonase për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta (MaSWA), ku u diskutua për konferencën e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahet në Shkup më 29 dhe 30 maj 2023 me titull “Zbatimi i ekonomisë qarkore në menaxhimin e mbeturinave të ngurta”.Состанок со претставници од Македонската асоцијација за цврст отпад (MaSWA)

Qëllimi është fokusimi në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave, përmes përzgjedhjes, depozitimit të duhur, riciklimit dhe ripërdorimit të mbeturinave, sipas parimeve të ekonomisë qarkore. Ky është në fakt fokusi kryesor i Shoqatës Maqedonase për Menaxhimin e Mbeturinave (MaSWA), e cila këtë vit shënon 10 vjet nga themelimi i saj. MaSWA është një shoqatë e më shumë se 30 kompanive, OJQ-ve dhe ekspertëve individual nga fusha të shumta që punojnë në segmentin e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave në RMV, dhe gjithashtu është edhe anëtare kombëtare e ISWA – Shoqata Ndërkombëtare e Mbeturinave të Ngurta.

Duke përdorur ekspertizën dhe përvojën e saj dhe praktikën tashmë të aplikuar, MaSWA përmes aktiviteteve të saj përpiqet të kontribuojë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave, duke inkurajuar zbatimin me të madh të parimeve të ekonomisë qarkore.

Konferenca vjetore është e karakterit ndërkombëtar dhe në të, përveç ekspertëve vendas, do të marrin pjesë edhe ekspertë ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të ISWA. Për përfshierjen e palëve të interesuara në këtë proces, në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, kompani, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe shkencës nga vendi dhe sektori joqeveritar.

Në takimin me ministren Shukova u diskutua edhe për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, se si komuniteti i biznesit dhe rregullatorët mund të punojnë së bashku në të ardhmen për të përmbushur synimet për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave.