Takim me kryetarët e rajonit planor të Vardarit për përgatitjen e Planit Hapësinor të RMV

Состанок со градоначалниците од Вардарскиот плански регион за изработка на ПросторZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot ka mbajtur takim koordinues me kryetarët e disa komunave të rajonit planor të Vardarit, me temën: Përgatitja  e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi se pret kontribut konstruktiv nga të gjitha palët e interesuara në procesin e hartimit të Planit Hapësinor, në mënyrë që të sigurohet një jetë më e mirë dhe më cilësore për të gjithë.

- Qëllimi ynë është të njohim potencialet reale të hapësirës për krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të planifikimit, sepse zgjidhjet e mira të planifikimit kanë gjithmonë zbatim të shpejtë, cilësor dhe të suksesshëm dhe sigurisht mbështetje të gjerë publike. Me këtë proces ne tregojmë iniciativë për bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale sepse vetëm me veprim të përbashkët mund të tejkalohen problemet që kanë të bëjnë me organizimin, shfrytëzimin, mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin racional të hapësirës në vendin tone -shtoi Oxhaklieska.