Takim mbi Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese në Mjedis

 Me qëllim të koordinimit më të mirë dhe thellimit të bashkëpunimit lidhur me zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrjen Inspektuese në Mjedis, zëvendësministrja Hristina Oxhaklieska dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski sot realizuan takim pune me kryetarin e komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski dhe përfaqësues nga komuna e Strumicës, Radovishit dhe komuna e Aerodromit.

1Ata diskutuan për punën e Komisionit për mbikëqyrje të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit lidhur me zbatimin e ligjeve mjedisore dhe përgatitjen e raporteve pas mbikëqyrjeve të kryera për vitin 2023. Përfaqësuesit nga komunat, në takim, patën mundësinë të prezantojnë problemet dhe sfidat në këtë fushë me të cilat ballafaqohen në komunën e tyre, dhe qëllimi ishte gjetja e një zgjidhjeje adekuate të dakorduar nga të gjitha subjetet e përfshira.

Oxhaklieska ishte e mendimit se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e hapur për mbështetje dhe bashkëpunim me komunat në drejtim të zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese në Mjedis (i hartuar në përputhje me kërkesat që rezultojnë nga e drejta e BE-së lidhur me mbikëqyrjen inspektuese në mjedis) dhe përmirësimin e inspektimeve, për mbrojtjen më efikase të mjedisit jetësor në vendin tonë.