KUMTESË PËR FILLIMIN E PROCEDURËS PËR MIRATIMIN E LIGJIT PËR SHPALLJEN E LIQENIT TË OHRIT PËR MONUMENT TË NATYRËS

Bazuar në nenin 4 të Dekretit për pjesëmarrjen e publikut në hartimin e rregulloreve dhe akteve tjera, si dhe planeve dhe programeve nga fusha e mjedisit jetësor, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar procedurën për miratimin e Draft-Ligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit për Monument të Natyrës.

Miratimi i Ligjit rezulton nga nevoja për të shpallur sërish Liqenin e Ohrit për zonë të mbrojtur në kategorinë “Monument i Natyrës” – kategoria III, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe për shkak të vlerave të tij unike natyrore dhe kulturore botërore si dhe karakteristikave gjeomorfologjike dhe hidrologjike.

Draft-Ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit për Monument të Natyrës së shpejti do të publikohet në portalin www.ener.gov.mk.

Publiku do të informohet në kohë për datën e mbajtjes së debatit publik.