KUMTESË PËR FILLIMIN E PROCEDURËS PËR MIRATIMIN E LIGJIT PËR KONTROLLIN E EMETIMEVE INDUSTRIALE

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar procedurën për miratimin e Draft-Ligjit për Kontrollin e Emetimeve Industriale.

Nevoja për miratimin e Ligjit rezulton në kuadër të projektit Twinning MK11/IB/EN/01/R “Forcimi i kapaciteteve administrative në nivel qendror dhe lokal për transponimin dhe zbatimin e Direktivës së re të Emetimeve Industriale 2010/75/EU”

Draft-Ligji për kontrollin e emetimeve industriale është shpallur në portalin www.ener.gov.mk si dhe në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Debati publik është caktuar më datë 20 tetor 2022, me fillim nga ora 12:00 në sallën e konferencave në hotelin BUSHI RESORT & SPA, Shkup.

Nje ftese