Thellohet bashkëpunimi me Qeverinë e Zvicrës

(21.02.2016) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, zhvilloi një takim pune me Frank Vederken këshilltar rajonal për ujin dhe mjedisin jetësor dhe Fransis Salame nga Sekretariati shtetëror i çështjeve ekonomike të Zvicrës (SECO).

Në këtë takim u bisedua për realizimin e projekteve rrjedhëse dhe bashkëpunimin që kanë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria zvicerane, sidomos në sektorin e ujir dhe natyrës. Theks i veçant u vu në Strategjinë për bashkëpunim 2017-2020 që duhet të hartohet nga ana e SECO-s.